
Ne
jemi nje komb ne kuptimin e
nje popullsie me kulture, gjuhe, dhe
histori te perbashket,
qe kemi, ose besojme qe kemi, nje origjine te
perbashket,
qe jetojme ne nje territor te percaktuar qarte
me te cilin kemi lidhje
historike dhe shpirterore,
dhe qe te gjithe, ose edhe vetem nje pjese e tij,
pretendon se ka te
njejten te ardhme dhe qe pretendon te jetoje ne
nje shtet te vetin kombetar.
me shkurt, dallimi i kombit nga nje grup etnik
eshte se kombi eshte nje
etni, e cila e gjitha, ose nje pjese e saj,
eshte e mobilizuar politikisht
per te arritur, ose per te mbajtur nese e ka,
shtetin e vet kombetar.
ne kete kuptim, ne jemi komb qe prej
Rilindjes, dhe po perpiqemi te
realizojme qellimin me te larte qe i ve vetes
nje komb.

A ishte ky 28
nentor viti i fundit kur flamuri kombetar,
ruajti pamjen qe ka sot ne gjithe hapesiren
shqiptare? Pre e nje dualizmi qe e ben te jete
njekohesisht flamur i gjithe kombit shqiptar,
por edhe flamur te Republikes se Shqiperise,
perdorimi i tij jashte shtetit meme ka shkaktuar
jo pak probleme. Zhvillimet e fundit ne boten
shqiptare kete problme i bejne edhe me akute.
Deri me sot perdorimi i flamurit kombetar ne
Kosove, identik me ate te Shqiperise, ka
perjetuar trajtime te ndyshme, here me ndalesa,
here me tolerime ose imponime te ndyshimeve ne
pamjen e tij. Tani qe Kosova do te fitoje nje
meveetsi te kushtezuar nderkombetare, do te
shtohet patjeter nevoja e gjetjes se nje
zgjidhjeje per simbolet. Kushti eshte qe te mos
jene identike me ato te Shqiperise. E vecanta e
Kosoves imponon keshtu dhe percaktimin e nje
flamuri te vecante per kete krahine. Simbolet e
saj nuk mund te jene te njejta me simbolet e nje
shteti sovran. Per kete nuk duhet te kemi dilema.
Per shqipetaret
e Kosoves dhe pergjithesisht per ata qe jetojne
jashte Shqiperise, ceshtja e flamurit eshte
tejet e ndjeshme. Flamuri dita e te cilit u
festua ne 28 Nentor, shume kohe ka qene simbol i
rezistences dhe i luftes per identitet kombetar.
Identifikimi me flamurin, me pamjen qe ka sot,
eshte nje ceshtje e ngulitur emocionale. Cdo
ndyshim i tij do te kuptohej si nje lloj shkulje
nga pjesa simbolike e identitet kombetar.
Nje zgjidhje
pragmatike e ceshtjes se flamurit do te ishte
nese ai do te shpallej zyrtarisht flamur
kombetar, cka edhe eshte ne esencen e tij,
nderkohe qe entitet teritoriale te banuara me
shqiptare do te mund te percaktoheshin per
variante te tjera te flamujve shteterore,
teritoriale apo statuore. Por kjo zgjidhje do
t'i obligonte para se gjithash institucionet dhe
shtetasit e Shqiperise qe te merrin vendim per
ndyshimin e flamurit shteteror. Ky nderrim do te
bente te mundur ruajtjen e nje flamuri kombetar,
i cili do te kishte pamjen qe ka sot dhe per te
cilin do te kishte nje fete mbare kombetare qe
do te qe njekohesisht festa e flamurit dhe e
kombit.
Nese do te
kishte vullnet per kete ndryshim, Shqiperia do
te kontibuonte dukshem ne zvogelimin e
tensioneve rreth simboleve ne Kosove, Maqedoni,
Luginen e Presheves dhe Mal te Zi. Me kete
zgjidhje nuk do te demtohej dhe perdhunohej
asnje interes, madje as i atyre qe luftojne per
unitetin e kombit. Nuk mund te kete me dyshime,
ose ato jane te parendesishme se kombi shqiptar
eshte nje, dhe pse i ndare ne disa njesi te
vecanta administrative. Madje, pikerisht se
eshte i tille, kombi shqiptar ende ka nevoje per
kultivimin e simboleve te perbashketa te
identitet.
Pare nga ky
aspekt problemi i simboleve nuk eshte nje
problem fals. Ai reflekton kompleksitetin e
pozites se sotme te kombit shqipetar. Shkaba e
flamurit me dy koka ne te vertete mund te kishte
pese koka, ne sa njesi aktualisht ndahen
shqiptaret.
Por ky vit ne
te vertete nuk ka qene vit i metafizikes se
simboleve, por i hapave te medhenj, dhe pse jo
plotesisht te kenaqeshem drejt zgjidhjes se
ceshtjes kombetare. Viti 2001 mbase do te
shenohet ne historine e kombit si periudhe e
ktheses dhe e fiksimit te nje zgjidhjeje te
ceshtjes shqiptare ne kornizat realiste, te
cilat disa vjet me pare akademiku i ndjere
Gazmend Zajmi, e pat quajtur "zgjidhje
policentrike". Dy kryengritjet e njepasnjeshme
te shqipetareve ne Luginen e Presheves dhe ne
Maqedoni ne kete vit perfunduan me mareveshje
politike, te cilat siguruan me garancine te
faktoreve nderkombetar, nje pozite shume me te
avancuar sec kane pasur paraprakisht. Kuptohet
ne Maqedoni ky status eshte me i avancuar, afer
nje maksimumi realist me te cilin garantohet
pozita kushtetiuese e kombit shtetformues,
nderkohe qe ne Luginen e Presheves, te drejtat e
shqipetareve jane te kufizuara ne te drejtat e
pakices kombetare. (Por edhe keto te pakten te
garantuara dhe te vezguara nga faktoret
nderkombetar).
Skeptiket do te
mund te thonin se ajo cka eshte arritur eshte
pak, minimumi i minimumeve. Mirepo po te kihet
parasysh pozita dhe fuqia reale e Shqiperise pas
shembjes se shtetit ne vitin 1997 dhe gjendja
delikate e Kosoves pas luftes dhe vendosjes se
protektoriatit, ku keto dy pjese kyc te kombit
kane qene me shume dhe jetesisht te preokupuara
me hallet e veta dhe nuk kane mundur t'i ndajne
dhe hallet e shqiptareve ne Maqedoni dhe
Presheve, atehere arritjet e kryengritjeve dalin
me te medha sec ka mundur te mendohet para se
ato te ndodhin.
Prespektiva e
zhgjidhjes se shkallezuar te ceshtjes shqiptare
ne terma realiste, ku asnje pjese e kombit nuk
do te jete e diskriminuar, te pakten jo ne masen
qe do te rrezikonte ekzistencen dhe mbijetesen,
ka hasur ne mirekuptimin e bashkesise
nderkombetare, e cila ka investuar me shume se
kuredohere me pare ne korrigjimin e gabimeve qe
jane bere ndaj kombit shqipetar ne fillim te
shekullit te XX dhe pas Luftes se Dyte Boterore.
Alarmet e
menjehereshme te makinave propaganduese anti
shqipetare se hapja e ceshjes shqiptare shkon ne
drejtim te destabilizimit te rajoit dhe luftrave
te reja, nuk jane treguar te sakta. Shqiptaret
jane treguar realiste, dhe pse nuk kane pasur
politike te koordinuar mire, ne asnje nivel te
veprimit.
Kuptohet,
shqipetaret kudo qe jane, ende kane probleme te
medha te vetekonstituimit dhe ndertimit te
stabilitetit te brendshem. Por, mund te themi se
plaget e medha, jane sheruar dhe se tani kombi,
me gjithe diversitet, eshte duke hyre ne nje
periudhe te kurave intensive dhe rehabilitimeve,
ku prej brezit te taishem te politikaneve
kerkohen iniciativa dhe vizione, qe ata ende nuk
i kane te qarta dhe te ndertuara me hollesi.
Disa dyshojne ende ne mundesite dhe aftesite e
tyre. Por duhet te kemi durim. Keto jane procese
qe zgjasin shume. Njeqind vjet kane kaluar ne
bredhjet e Shqipetareve drejt stabilitetit dhe
sistemimit qe do t'u siguronte zhvillin normal
dhe prosperitet. Me ne fund kombi ka dale ne
rruge te drejte. Me rendesi eshte te kuptohet se
ne kete rruge nuk duhet dale vetem me flamuj dhe
deshira. Eshte siguruar substanca dhe egziston
vullneti dhe energjia rinore. Murgon kapitali,
por dhe ai mund te terhiqet nese vizionet
formulohen jo duke u udhehequr nga simbolet, por
nga interesat reale e te kapshme. Ardhmeria e
kombit tani me pak varet nga te huajt. Nese
shqiptaret do te perqendrohen ne shfrytezimin e
resurseve dhe rrethanave, me te favoreshme se
kurdohere me pare, nuk do te kete rreziqe te
grindjeve dhe bredhjeve te kota, qe do te
kompesoheshin me stemadhimin e rendesise se
simboleve. Cdo hap real qe con perpara ceshtjen
kombetare eshte me i rendesishem se sqepi apo
pendet e shkabes se flamurit, sado i shenjte
qofte ai. |